Miratohet ndarja e mjeteve buxhetore për subvencion të policave kufitare
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112648-miratohet_ndarja_e_mjeteve_buxhetore_për_subvencion_të_policave_kufitare
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Kabineti qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti miratuan ndarjet buxhetore për zbatimin e disa masave të pakos, siç po e quajnë për ringjallje ekonomike, si dhe projektligje dhe drafte të planeve strategjike të veprimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2021 08:21 Europe/Tirane
  • Miratohet ndarja e mjeteve buxhetore për subvencion të policave kufitare

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Kabineti qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti miratuan ndarjet buxhetore për zbatimin e disa masave të pakos, siç po e quajnë për ringjallje ekonomike, si dhe projektligje dhe drafte të planeve strategjike të veprimit.

Ekzekutivi miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit “Projekti emergjent i Kosovës për Covid 19, financim shtesë, në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Miratuan edhe draftin e planit të veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet BE-së dhe Kosovës për agjendën për reforma evropiane. Ndërkohë, miratuan edhe Draftin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026.

Në kuadër të zbatimit të pakos ekonomike, Qeveria miratoi vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e policave kufitare për zbatimin e vendimit të qeverisë, si mbështetje ndaj mërgatës.

E bënë edhe ndarjen e mjeteve buxhetore edhe Fondin për Garanci Kreditore si zbatim i masës. 2.2 të pakos për ringjallje ekonomike.

Vendim morën edhe për ndarjen e mjeteve buxhetore për Ministrinë e Financave për mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, si rezultat i masës 3.2 të pakos për ringjallje ekonomike.