Shqipëri
12 vatra zjarri aktive në Shqipëri
Gusht 21, 2021 07:24 Europe/Tirane
Aktualisht në vendin tonë ka 12 vatra zjarri aktive, nga ku asnjëra me rrezikshmëri të lartë, njoftoi të enjten ministria e Mbrojtjes.
Pavarësisht erës së fortë dhe terrenit të vështirë vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll. Më herët ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se 3 mijë hektarë me sipërfaqe të gjelbra janë dëmtuar nga zjarret gjatë javëve të fundit. Prej fundit të muajit korrik janë regjistruar mbi 300 vatra zjarri në zona të ndryshme të Shqipërisë. Situata u paraqit e vështirë sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër, ku në këtë të fundit pati dhe dy viktima.
Tags