Mbërrijnë në Kosovë 35.100 doza Pfizer të dhuruara nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113172-mbërrijnë_në_kosovë_35.100_doza_pfizer_të_dhuruara_nga_shba
Në Kosovë kanë mbërritur sot 35.100 doza të vaksinës Pfizer, të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo shumë përbën kontingjentin e parë të vaksinave që do të mbërrijnë në Kosovë si donacion nga SHBA, të cilat do e mbështesin Kosovën me 500 mijë vaksina.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 22, 2021 03:45 Europe/Tirane
  • Mbërrijnë në Kosovë 35.100 doza Pfizer të dhuruara nga SHBA

Në Kosovë kanë mbërritur sot 35.100 doza të vaksinës Pfizer, të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo shumë përbën kontingjentin e parë të vaksinave që do të mbërrijnë në Kosovë si donacion nga SHBA, të cilat do e mbështesin Kosovën me 500 mijë vaksina.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e pranimit të vaksinave tha se vaksinimi është mjeti më i sigurt për të triumfuar ndaj COVID-19. Kërkesat për vaksinat janë bërë nga vetë presidentja Osmani drejt presidentit të SHBA, Biden, në muajin mars të këtij viti. “Në muajin mars i jam drejtuar presidentit Biden me kërkesën që ta na ndihmojë me sigurimin e vaksinave. Isha e bindur që presidenti Biden do ta kuptonte drejt në një situatë të tillë, meqë administrata e tij e ka prioritet vaksinimin”, tha znj. Osmani. Thirrje për vaksinim ka bërë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se Kosova po përballet me një pandemi të vështirë, zgjidhja e së cilës është vaksinimi. Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, në ceremoninë e marrjes së vaksinave tha se “vetëm të bashkuar mund ta mposhtim virusin COVID-19”. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë kryer 666.476 doza vaksinash.