Rriten vdekjet e ulen infektimet në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113214-rriten_vdekjet_e_ulen_infektimet_në_kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11  viktima si pasojë Covid-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2021 03:15 Europe/Tirane
  • Rriten vdekjet e ulen infektimet në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11  viktima si pasojë Covid-19.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije së fundmi janë raportuar edhe 1 mijë e 682  raste të reja me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288, thonë mediat kosovare. Ndërkohë Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të vaksinohen, si mënyra e vetme e parandalimit të infeksionit coronavirus. Apeli i kreut të Gjilanit vjen në kohën kur kjo komunë ka 1416 raste aktive, 91 pacientë janë duke u trajtuar ë Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq 221 mostra janë në pritje për rezultatet. “Gjendja me COVID-19 në komunën tonë, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante. Ju lutem shumë që të vaksinoheni në mënyrë masive sepse është e vetmja mënyrë parandalimit të infeksionit me COVID-19. Po ashtu, apeloj që t’i zbatoni masat kundër përhapjes së këtij virusi”, shkruan Haziri në Facebook. Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë regjistruar 8.141 raste pozitive, prej tyre 6.672 janë shëruar, 152 e kanë humbur betejën. Në komunën e Gjilanit janë gjithsej 35.578 persona të vaksinuar.