Shqipëria e kërcënuar nga varianti Delta
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113216-shqipëria_e_kërcënuar_nga_varianti_delta
I ftuar në edicionin lajmeve të RTV Ora, epidemiologu Taulant Muka, ka folur në lidhje me variantin “Delta” që tashmë është prezent edhe në vendin tonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2021 03:15 Europe/Tirane
  • Shqipëria e kërcënuar nga varianti Delta

I ftuar në edicionin lajmeve të RTV Ora, epidemiologu Taulant Muka, ka folur në lidhje me variantin “Delta” që tashmë është prezent edhe në vendin tonë.

Ai është shprehur se grupmoshat më të rrezikuara nga ky variant janë ato mbi moshën 65-vjeç, e sidomos nëse janë sëmundje bashkëshoqëruese. Më tej ai shton se vaksina kundër Covid-19, ka dhënë efekt në uljen e rasteve të reja dhe vdekshmërinë. "Ky variant besohet se mund të jetë më i transmetueshëm se variantet e tjera, megjithëse se variantet e tjera. Përsa i përket vdekshmërisë, duket se tashmë ka një distancim midis rasteve  dhe vdekshmërisë, dhe kjo ishte ajo që pritej, asi një pjesë e popullatës tashmë ka fituar imunitetin, një pjesë tashmë janë vaksinuar, dhe ky ishte qëllimi, të parandalonim vdekshmërinë, përmes imunitetit të fituar. Shikohet një desinformacion ose një informacion i çorganizuar përsa i përket efikasitetit që mund të ketë vaksina apo se çlodh në rast se një person infektohet. Kjo mund të jetë për shumë arsye, kjo pasi shkenca në rashë të parë lëvizë për shumë arsye  jashtëzakonisht shumë shpejt dhe e dyta edhe për shkak duhet kuptuar lotimi ekonomik dhe politike. Së pari duhet theksuar se grupmoshat e rrezikuara , janë grupmoshat mbi moshën 65-vjeç, dhe kryesisht kanë sëmundje bashkëshoqëruese, që në rast infektimi mund të vënë në rrezik jetën e tyre ose mund të shkojnë drejt shtrimit në spital.