Kosova miraton vendimin për strehimin e menjëhershëm të afganëve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113256-kosova_miraton_vendimin_për_strehimin_e_menjëhershëm_të_afganëve
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për t’iu ofruar mbrojtje të parakohshme dhe të menjëhershme emigrantëve afganë, që punojnë për Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 24, 2021 03:34 Europe/Tirane
  • Kosova miraton vendimin për strehimin e menjëhershëm të afganëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për t’iu ofruar mbrojtje të parakohshme dhe të menjëhershme emigrantëve afganë, që punojnë për Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Këtë të fundit u detyruan të lënë vendin e tyre për shkak të trazirave në Afganistan, ku talebanët morën nën kontroll çdo gjë pas tërheqjes së trupave amerikane. Afganët që do të strehohen në Kosovë do t’i nënshtrohen proceseve speciale të kontrollit. “Në rast të nevojës e me qëllim të sigurisë kombëtare, ata do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendim. Qeveria e Kosovës pohon se “mbrojtje të përkohshme u është ofruar personave që janë në proces aplikimi për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve”. Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, që kanë pranuar të strehojnë emigrantë afganë janë Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkohë nuk dihet ende se sa do jetë numri i të strehuarve në këto vende.