Rastet me Covid-19 në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113344-rastet_me_covid_19_në_kosovë
Afër 24 mijë raste në Kosovë janë aktive me coronavirus, ndërkaq mbi 1 mijë pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2021 03:37 Europe/Tirane
  • Rastet me Covid-19 në Kosovë

Afër 24 mijë raste në Kosovë janë aktive me coronavirus, ndërkaq mbi 1 mijë pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Numri i rasteve me coronavirus është rritur në mënyrë enorme javëve të fundit, ndërkaq numri është rritur edhe i atyre që kërkojnë hospitalizim. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1016 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 902 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 797 me oksigjeno-terapi dhe 37 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK, 358 pacientë të shtrirë, 325 prej tyre Covid-19 pozitivë,309 me oksigjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre Covid-19 pozitivë, 488 me oksigjeno-terapi.