Shqipëri
Vazhdojnë zjarret në Shqipëri
Gusht 26, 2021 08:07 Europe/Tirane
Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në këtë qark.
Si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në Rrethin e Kukësit situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës (Laku i Thive e Laku i pylles) është shuar plotësisht. Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës në vendin e quajtur Maja e zezë vazhdon të ketë tym si në vatër ashtu dhe në afërsi të zonës së pa djegur. Për momentin nuk ka avancim të saj. Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë.
Tags