Sërish shifra të larta infektimesh
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113386-sërish_shifra_të_larta_infektimesh
Sërish është regjistruar një rast i lartë infektimesh si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6619 prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 888 qytetarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 27, 2021 03:45 Europe/Tirane
  • Sërish shifra të larta infektimesh

Sërish është regjistruar një rast i lartë infektimesh si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6619 prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 888 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre një 40-vjeçar nga Shkodra i cili vuante nga obeziteti dhe rezultonte i pavaksinuar, po ashtu një 77-vjeçar nga Tirana dhe një 84-vjeçar nga Dibra. Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Ministria vijon me thirrjet për vaksinim për çdo qytetarë +18 vjeç ndërkohë që jemi në muajin e hapur të vaksinimit. Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.