Kapet një sasi e konsiderueshme kokaine në Mal të Zi
(last modified Fri, 27 Aug 2021 19:07:49 GMT )
Gusht 27, 2021 21:07 Europe/Tirane
  • Kapet një sasi e konsiderueshme kokaine në Mal të Zi

Policia malazeze sekuestroi një ngarkesë prej mbi 1 ton kokainë duke vënë në pranga dy persona. Pakot me lëndë narkotike që kishin mbishkrime me fjalën Covid dhe kode të tjera u sekuestruan në një kontejner me banane.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka zbuluar se vlera e 1.2 ton kokainë që u kap sot në kufi me Shqipërinë i kalon 100 milionë eurot. Po ashtu ai ka thënë se kapjen e drogës,  Abazoviç e konsideron një arritje të paparë . “Këto janë gjërat që presin qytetarët nga ne, se droga vlen mbi 100 milionë euro. Gjykoni vetë, nëse ata kishin mbrojtje shtetërore më parë, tani është “lojë e përfunduar,”- tha Abazoviç. Sipas mediave, droga  ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.

Tags