Rama
Rama paralajmëron se vaksinimi për studentët mund të bëhet i detyrueshëm
Kryeministri Edi Rama deklaroi se vaksinimi për studentët që do të hyjnë në auditorë mund të bëhet i detyrueshëm.
Gjatë një inspektimi në rezidencën studentore nr. 2, kreu i qeverisë u shpreh se duke pasur parasysh numrin në rritje të rasteve me COVID dhe situatën në rajon dhe botë mund të vijë momenti që hyrja në auditore për studentët dhe pedagogët të bëhet i detyrueshëm. “Mund të vijë momenti që për të hyrë në auditore të jetë i detyrueshëm vaksinimi. Edhe për pedagogët duhet bërë e njëjta gjë, nuk ka nuk dua. Pedagogët që hyjnë në auditorë, studentët që hyjnë në auditorë kanë përgjegjësi të mbrojnë dhe të tjerët dhe shteti ka përgjegjësi të mbrojë që një i vaksinuar të mos kërcënohet nga një i pavaksinuar. Vaksinimi ka nisur të bëhet e detyrueshëm kudo dhe për disa kategori mund të vijë momenti që të bëhet i detyrueshëm edhe këtu. Kush ka punë që lidhen me njerëz të tjerë nuk mund të thotë s’dua, u shpreh kryeministri. Deri tani 1.340.339 qytetarë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 575.342 qytetarë janë vaksinuar me dy doza. Një ditë më parë, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP, Silva Bino tha se 27 për qind e popullatës është vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa 37 për qind janë vaksinuar me një dozë. Gjirokastra ka mbulesën vaksinale më të lartë, por vihet re një rritje edhe për Tiranën.