COVID-19
Pandemia COVID-19, Shqipëria shënon rritje infektimesh
Shqipëria po përballet me një rritje të shpejtë të infektimeve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë pohon se një qytetar ka humbur jetën dhe 921 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me coronavirus.
Rritja e infektimeve me COVID-19 natyrisht është shoqëruar me rritjen e numrit të të shtruarve në spital. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, ndërsa rastet aktive kanë shkuar mbi 8 mijë. Sipas MSH-së, 290 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre në total në 132,376 që nga fillimi i pandemisë. Deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën 2487 persona, ndërkaq shumica e tyre, kanë qenë më sëmundje të tjera shoqëruese. Ministria e Shëndetësisë ditë më parë bëri me dije se muaji shtator do jetë muaj i hapur i vaksinimit dhe bazuar në këtë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç do mund të marrin injeksionet e nevojshme.