Kosova ashpërson masat, rikthehet kufizimi i lëvizjes
Qeveria e Kosovës të shtunën, më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, pasi tha që situata epidemiologjike në vend është rënduar.
Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, pas publikimit të vendimit dhe do të jenë në fuqi deri më 13 shtator. Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia kjo grupmoshë së fundmi është bërë edhe shpërndarës i virusit. Sipas ministrit Vitia, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rëndë. Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës. Po ashtu, të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Javëve të fundit, situata me pandeminë COVID-19 është përkeqësuar në Kosovë. Vetëm gjatë të shtunës, Kosova regjistroi 18 viktima dhe 1.891 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, në shtatë ditët e fundit, në vend janë regjistruar 107 viktima dhe 13.475 raste të reja.