Rekord vdekjesh në Kosovë, 36 viktima dhe 1.630 raste të reja
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113504-rekord_vdekjesh_në_kosovë_36_viktima_dhe_1.630_raste_të_reja
Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 29, 2021 15:36 Europe/Tirane
  • Rekord vdekjesh në Kosovë, 36 viktima dhe 1.630 raste të reja

Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi.

Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020. Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja. Rastet e reja dalin pas testimit të 11.458 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699. Raste aktive me koronaviurs janë 26.575.