Çavusoglu filloi vizitën 2-ditore në Serbi
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu shkoi të martën në Serbi me ftesë të ministrit serb të Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç.
Gjatë vizitës 2-ditore pritet të trajtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, hapat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Serbisë dhe zhvillimet aktuale në rajon, si dhe çështjet ndërkombëtare. Çavusoglu si fillim do të takohet me biznesmenët në Serbi, më pas do të pritet në takim nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ministri Çavusoglu do të takohet gjithashtu me homologun e tij serb, Selakoviç. Pas këtij takimi, dy ministrat do të dalin para kamerave dhe do t'u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Çavusoglu, i cili do të vizitojë Xhaminë Bayraklı të mbetur nga periudha Osmane në kryeqytetin Beograd, do të përurojë gjithashtu edhe Konsullatën e Përgjithshme Turke në Novi-Pazar.