Mbi 1 mijë raste rë reja nga Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113606-mbi_1_mijë_raste_rë_reja_nga_covid_19
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të bilancit të Covid-19, ku ditën e sotme u regjistruan mbi 1 mijë raste të reja dhe 3 viktima.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 01, 2021 02:42 Europe/Tirane
  • Mbi 1 mijë raste rë reja nga Covid-19

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të bilancit të Covid-19, ku ditën e sotme u regjistruan mbi 1 mijë raste të reja dhe 3 viktima.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vasili thotë se Shqipëria ndodhet në një situatë kritike përsa i përket pandemisë, ndërsa shton se janë urdhrat e kryeministrit që çuan në këtë gjendje teksa veprimet janë sikur nuk ka pandemi. Më tej ai thotë se situatën duhet ta udhëheqin profesionistët pasi Shqipëria tashmë është e pushtuar nga vala e pandemisë. Pandemia ne renie te lire! Vala e Pandemise eshte ne zhvillim te plote dhe shume serioz. Sot serish nje numer shume i rende rastesh te reja, plot 1054 raste te reja me Covid! Menaxhimi paraprihet nga urdherat e kryeministrit, kjo eshte vertet skandaloze dhe e papranueshme. Ne kete situate duhet te udheheqin profesionistet. Urdherat e kryeministrit na prune ne kete gjendje. Shqiperia e pushtuar nga vala e Pandemise veprimet jane sikur s’ka pandemi. Ditën e sotme në vendin tonë humbën jetën 3 persona, ndërkohë që u regjistruan 1 mijë e 54  raste të reja