Osmani fajëson Zvicrën: Pas gushtit u rritën infeksionet
(last modified Fri, 03 Sep 2021 05:49:33 GMT )
Shtator 03, 2021 07:49 Europe/Tirane
  • Osmani fajëson Zvicrën: Pas gushtit u rritën infeksionet

Në mediat zviceriane, prej ditësh është diskutuar për emigrantët e ardhur nga Kosova, ku dhe janë kritikuar se kanë sjellë virusin në vend e si pasojë janë tejmbushur spitalet dhe rastet e reja të të infektuarve janë shtuar.

Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka hedhur fajin Zvicrës që nuk ka vaksinuar popullsinë e vet. Në një intervistë që ka dhënë për ‘Blic’, Osmani ka thënë se Kosova kishte pak infektime deri në gusht, kur erdhën emigrantët nga Zvicra dhe vendet e tjera, dhe si pasojë u rritën edhe rastet e reja me Covid-19. Ajo thotë se kosovarët në Zvicër duhet të vaksinoheshin përpara se të udhëtonin, ndërkohë shton se nuk është koha që vendet të vaksinojnë njëri-tjetrin. Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët do të duhej të ishin vaksinuar në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me origjinë të huajë që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht, dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera”, ka thënë Osmani për Blic.