Mbërrin një tjetër dërgesë vaksinash Pfizer, Manastirliu përsërit apelin: Vaksinohuni!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113690-mbërrin_një_tjetër_dërgesë_vaksinash_pfizer_manastirliu_përsërit_apelin_vaksinohuni!
31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anti-Covid të mbërritura në vendin tonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2021 03:19 Europe/Tirane
  • Mbërrin një tjetër dërgesë vaksinash Pfizer, Manastirliu përsërit apelin: Vaksinohuni!

31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anti-Covid të mbërritura në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu teksa dha lajmin apelon qytetarët që të mos hezitojnë për asnjë moment por të vaksinohen. "Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit".