Venecia do të marrë vendim për zgjedhjet e 30 qershorit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113692-venecia_do_të_marrë_vendim_për_zgjedhjet_e_30_qershorit
Opinionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, Komisioni i Venecias pritet ta jap në muajin tetor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2021 03:19 Europe/Tirane
  • Venecia do të marrë vendim për zgjedhjet e 30 qershorit

Opinionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, Komisioni i Venecias pritet ta jap në muajin tetor.

Sipas kalendarit të publikuar nga ky institucion, Komisioni i Venecias do të mblidhet për këtë çështje në 16 tetor. Pasi dëgjoi gjithë palët në proces, në korrik Gjykata Kushtetuese vendosi t`i drejtohej me tre pyetje Komisionit për kushtetueshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2 viteve më pare. E para, nëse Gjykata ka kompetencë të shqyrtojë kushtetueshmërinë e procesit zgjedhor. E dyta, cili parim kushtetues prevalon, periodiciteti i zgjedhjeve apo i pluralizmit politit? E treta, nëse është cënuar e drejta e votuesve për të pasur mundësi zgjedhjeje. Padia për zgjedhjet e 30 qershorit, që u bojkotuan nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive e drejtuar nga Voltana Ademi.