Nikolla: Vlerësojmë rihapjen e dialogut Serbi-Kosovë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, bëri vizitën e saj të parë si kryetare e parlamentit të Shqipërisë në Kosovë.
Gjatë konferencës për shtyp me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca, gjatë vizitës zyrtare në vendin fqinj, se kjo është vizita e saj e parë jo vetëm jashtë Shqipërisë, por edhe jashtë Tiranës.
Nikolla foli dhe për çështjes e reciprocitetit Kosovë Serbi, duke thënë se Shqipëria vlerëson rihapjen e dialogut Kosovë Serbi.
"Duhet të bashkëpunojmë në të gjitha forumet ndërkombëtare që të rivitalizojmë procesin e njohjeve së Kosovës. Te punojmë me partnerët të ndalojmë ofensivën diplomatike te Serbisë për tërheqjen e njohjeve. Duhet të punojmë që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht. BE është destinacioni ynë i përbashkët. Ne vlerësojmë rihapjen e dialogut Serbi Kosovë", tha Nikolla.
Në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe sidomos në çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ka reaguar edhe eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ai bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të zvogëlojnë tensionet dhe t'i kthehen dialogut.
Ai thekson se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje.
#Serbia #Kosova, është e neojshme të ushtroni përmbajtje dhe të zvogëloni tensionet, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen.” shkruan Varhelyi