Përgënjeshtrohet pretendimi i Emirateve për akuzat ndaj Iranit
-
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei
Pars Today - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i ka cilësuar plotësisht të pabaza pretendimet e Emirateve të Bashkuara Arabe se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të këtij vendi.
Baghaei shprehu keqardhje për akuzat ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe deklaroi se një sjellje e tillë bie ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë dhe dëmton përpjekjet aktuale për forcimin e besimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe parandalimin e përshkallëzimit të pasigurisë.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve rajonale që, duke marrë parasysh kompleksitetin e situatës për shkak të veprimeve të vazhdueshme të SHBA-së dhe regjimit izraelit kundër paqes dhe sigurisë rajonale, veçanërisht historikun e operacioneve të shumta të ashtuquajtura false flag “flamur i rremë”, të shmangin akuzat e pabazuara ndaj Iranit.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)