Gjeneralmajor Abdollahi: Po presim me padurim vendimet tuaja të marra
-
Gjeneralmajor Abdollahi: Po presim me padurim vendimet tuaja të marra
ParsToday – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit dhe komandanti i Bazës Qendrore Khatamol-Anbiya (paqja qoftë mbi të), i paralajmëroi armiqtë: "Të provosh përsëri diçka që e ke provuar tashmë është gabim; ne po presim me padurim vendimet tuaja të marra".
Sipas ParsToday, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, gjeneralmajori pilot Ali Abdollahi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe komandanti i Bazës Qendrore Khatamol-Anbiya (paqja qoftë mbi të) të Republikës Islamike të Iranit, iu drejtua krerëve të armikut amerikano-sionist me këto fjalë: "Sloganet që po parashtroni, po të kishit qenë në gjendje t'i vinit në zbatim, do ta kishit bërë këtë deri tani. Në secilën prej luftërave të mëparshme, ju keni hyrë në luftë me sloganin e përmbysjes së Republikës Islamike, të copëtimit dhe të shkatërrimit të Iranit; ndërsa sot jeni ju vetë që po shkoni drejt shkatërrimit dhe përmbysjes, kurse Irani i fuqishëm vazhdon të qëndrojë i palëkundur".
Ai shtoi: "Presidenti i SHBA-së tashmë është plakur dhe nuk ka më forcë as të ngrihet nga vendi i tij. Shoqëria amerikane dhe banorët e territoreve të pushtuara e dinë mirë se ju keni dobësi serioze dhe thelbësore. Duhet ta dini se gabimi i radhës në llogaritjet tuaja do të sjellë përgjigje të ndryshme dhe më të ashpra se ato të së kaluarës".
Gjeneralmajor Abdollahi, duke iu referuar vendosmërisë dhe vullnetit të udhëheqësit të Revolucionit Islamik, të popullit, të zyrtarëve dhe të Forcave të Armatosura të fuqishme të Iranit, i paralajmëroi armiqtë: "Ju e keni vënë në provë këtë vendosmëri dhe vullnet shumë herë, por të provosh përsëri diçka që e ke provuar tashmë është gabim; ne po presim me padurim vendimet tuaja të marra. Zhurma e gjëmimit të radhës është shumë më pranë, do të jetë më shkatërruese dhe e pamundur për t'u gjurmuar".