Edi Rama të hënën vizitë zyrtare në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i114542-edi_rama_të_hënën_vizitë_zyrtare_në_kosovë
Kryeministri Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ditën e hënë, ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2021 16:52 Europe/Tirane
  • Edi Rama të hënën vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ditën e hënë, ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së.

Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës. Bëhet fjalë për një vizitë një-ditore. Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.  “Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhej në letrën që Kurti i kishte shkruar Ramës.