Arrihet marrëveshja për veriun
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i114846-arrihet_marrëveshja_për_veriun
I dërguari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi arritjen e marrëveshjes që duhet të çtensionojë situatën në veri të Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2021 15:49 Europe/Tirane
  • Arrihet marrëveshja për veriun

I dërguari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi arritjen e marrëveshjes që duhet të çtensionojë situatën në veri të Kosovës.

Prej më shumë se 10 ditësh serbët lokalë kanë mbajtur të bllokuara pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakut, ndërsa Serbia dërgoi ushtrinë e saj në afërsi të zonës. Sipas marrëveshjes, të shtunën në 2 tetor do të ndodhë njëkohësisht heqja e barrikadave dhe e njësive të posaçme policore nga pikat e kalimit kufitar, një ofertë e mëhershme kjo e palës kosovare që ishte hedhur poshtë fillimisht nga serbët, por tani e pranojnë. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë. Gjithashtu, nga data 4 tetor, do të zbatohet vënia e fletëve ngjitëseve në targat e makinave deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Një grup i posaçëm i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Europian, Prishtinës dhe Beogradit do të nisë nga puna me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të ngërçit. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, ky grup pune do të paraqesë rezultatet e përpjekjeve te tij në formatin e dialogut të nivelit të lartë.