Vizita e presidentit maqedonas në Greqi
(last modified Tue, 05 Oct 2021 18:53:01 GMT )
Tetor 05, 2021 20:53 Europe/Tirane
  • Vizita e presidentit maqedonas në Greqi

Kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nisi sot një vizitë dy ditore në Athinë, e para vizitë zyrtare e një Presidenti në Greqi.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua në Pallatin Maximos me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pentarovski, i cili po bën një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou. Kryeministri grek dhe presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pentarofski konfirmuan potencialin domethënës të formuar në marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat me interes reciprok. Presidenti maqedonas është shprehur se Maqedonia e Veriut është në mes të përpjekjeve për të gjetur gjuhën e përbashkët me Bullgarinë. "Ne jemi aktualisht në mes të përpjekjeve për të gjetur një gjuhë të përbashkët me miqtë tanë në Bullgari. Ne nuk duam të “bllokojmë rrugën” drejt BE-së, por të përmbushim të gjitha kushtet, të gjitha procedurat e parashikuara. Dhe të trajtohemi në mënyrë të barabartë me të gjithë të tjerët." Stevo Pentarovski shtoi se Maqedonia e Veriut është një nga vendet të përgatitura më mirë për t'u bashkuar me BE-në.

 

Tags