67 tendera nën hetim nga SPAK, 5 prej tyre në gjykim
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i115548-67_tendera_nën_hetim_nga_spak_5_prej_tyre_në_gjykim
Skandali me tenderat, si ai për uniformat e policisë, tenderi në Lushnjë që çoi pas hekurave kryebashkiakun Fatos Tushe apo tenderi në Radio Televizionin Shqiptar, janë vetëm maja e ajsbergut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2021 05:44 Europe/Tirane
  • 67 tendera nën hetim nga SPAK, 5 prej tyre në gjykim

Skandali me tenderat, si ai për uniformat e policisë, tenderi në Lushnjë që çoi pas hekurave kryebashkiakun Fatos Tushe apo tenderi në Radio Televizionin Shqiptar, janë vetëm maja e ajsbergut.

SPAK ka regjistruar gjatë këtij viti 72 procedime penale për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Vetëm 5 prej tyre janë dërguar për gjykim ndërsa për 67 tendera të tjerë vijojnë hetimet. “Lufta kundër abuzuesve të fondeve publike është në prioritetin tonë”,  theksonte Kraja. Për shkak të ligjit tenderat që po hetohen nuk bëhen publik. Për hetimet mbi tenderat me probleme SPAK vihet në lëvizje nga kallëzimet direkte të kompanive, raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit apo hetime me iniciativë dhe referime të policisë. Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike në bazë të Kodit Penal dënohet me burgim deri në tre vjet.