Voton kryeministri Kurti: Thirrje qytetarëve të dalin të votojnë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i115734-voton_kryeministri_kurti_thirrje_qytetarëve_të_dalin_të_votojnë
Kryeministri, Albin Kurti ka votuar për të parin e Prishtinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2021 10:07 Europe/Tirane
  • Voton kryeministri Kurti: Thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

Kryeministri, Albin Kurti ka votuar për të parin e Prishtinës.

Kurti tha se do të bashkëpunojë për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos”.

“I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”.

Kurti: Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës unë bashkë me qeverinë time do të punoj e bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës anë e kend Kosovës më te gjitha komunat ku ata jetojnë banojnë e punojnë”, ka thënë Kurti.

Kurti i ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe vendosur për të ardhmen e tyre.

Kurti: Inkurajoj të gjithë qytetarët të votojnë

“Qytetarët e Republikës se Kosovës anë e mbanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush do të vendosë, pra përcaktohen se kush do jenë udhëheqjet dhe përfaqësuesit e tyre. I inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, përkatësie apo pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë sot”, ka shtuar Kurti.