Numërohen 43.70% e votave në Prishtinë: Vitia 42.67%, Rama 28.97%, Ismaili 21.25%
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i115782-numërohen_43.70_e_votave_në_prishtinë_vitia_42.67_rama_28.97_ismaili_21.25
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka numëruar 43.70 për qind të votave në kryeqytet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2021 06:57 Europe/Tirane
  • Numërohen 43.70% e votave në Prishtinë: Vitia 42.67%, Rama 28.97%, Ismaili 21.25%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka numëruar 43.70 për qind të votave në kryeqytet.

 Rezultatet tregojnë për një epërsi për Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje me 42.67 për qind ose 15462 vota.  Ndërkohë, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i dyti me 28.97 për qind ose 10499 vota. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka 21.25 për qind ose 7699 vota. Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 4.65 për qind ose 1686 vota.  Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 2.19 për qind ose 792 vota. Avni Çakmaku nga FJALA 0.15 për qind ose 56 dhe Florim Isufi nga Partia Balliste 0.12 për qind ose 42 vota.