Pezeshkian: Irani kërkon paqe dhe stabilitet në rajon
-
Pezeshkian: Irani kërkon paqe dhe stabilitet në rajon
ParsToday - Presidenti iranian deklaroi se Irani kërkon paqe, stabilitet dhe marrëdhënie vëllazërore në rajon dhe tha: “Siguria e rajonit duhet të garantohet nga vendet e rajonit”.
Sipas ParsToday, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian të enjten në mbrëmje, në një takim me komandantin e Ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, theksoi qasjen e Republikës Islamike të Iranit në forcimin e unitetit të botës islamike, ndërsa duke vlerësuar rolin e Islamabadit në ndërmjetësimin dhe vendosjen e një armëpushimi, deklaroi: “Teherani kërkon paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe thekson realizimin e të drejtave të kombit iranian brenda kornizës së të drejtës ndërkombëtare”.
Pezeshkian vazhdoi duke theksuar qasjen parimore të Republikës Islamike të Iranit ndaj botës islamike dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit i konsideron të gjitha vendet islamike vëllezërit e saj dhe kjo pikëpamje i ka rrënjët në jetën dhe veprën e Profetit të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.”.
Presidenti iranian duke theksuar se origjina e shumë luftërave dhe destabilitetit në rajon është për shkak të komploteve të regjimit sionist për të krijuar përçarje midis vendeve islamike, deklaroi: "Ummeti Islamik duhet, nëpërmjet konvergjencës dhe bashkëpunimit, ta parandalojë regjimin sionist nga shfrytëzimi i tokave islamike kundër vetë myslimanëve”.
Komandanti i Ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir gjithashtu në këtë takim tha: "Irani dhe Pakistani kanë të përbashkëta të thella fetare, historike dhe kulturore, dhe kjo do të hapë rrugën për një bashkëpunim më të gjerë”.
Komandanti i Ushtrisë Pakistaneze paraqiti gjithashtu një raport mbi negociatat dhe shprehu shpresën se një marrëveshje dhe një përfundim i luftës do të arrihet në të ardhmen e afërt.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip