Përkeqësohet zbatimi i ligjit, presidenti Meta reagon ndaj raportit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i115784-përkeqësohet_zbatimi_i_ligjit_presidenti_meta_reagon_ndaj_raportit
Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze konfirmojnë vit pas viti se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme, thotë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2021 06:57 Europe/Tirane
  • Përkeqësohet zbatimi i ligjit, presidenti Meta reagon ndaj raportit

Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze konfirmojnë vit pas viti se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme, thotë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

 Duke shpërndarë raportin “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021” të përgatitur nga World Justice Project (WJS), i cili nxjerr Shqipërinë në vendet e fundit sa i përket luftimit të korrupsionit, presidenti thotë se është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi.  “Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm”, shkruan presidenti. Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.  Konkluzionet e ËJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera”, thotë presidenti Meta.  Duke përmbledhur indeksin e matjes së korrupzionit, presdenti e quan për keqardhje që “Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin”.  Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, kanë humbur shpresën dhe gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre”, thotë ai dhe shton se është i shqetësuar për gjendjen e korrupsionit në vend.  Presidenti u bëri thirrje atyre që kanë përgjegjësi, të ndërmarrë masat respektive.  World Justice Project (WP) “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021” është raport vjetor që bën matjen e sundimit e ligjit bazuar në përvojat dhe perceptimet e publikut të gjerë dhe nga analizat e praktikuesve ligjore dhe ekspertëve në të gjithë botën.