Covid-19 në Kosovë, shënohen 16 raste të reja dhe asnjë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i116104-covid_19_në_kosovë_shënohen_16_raste_të_reja_dhe_asnjë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2021 04:45 Europe/Tirane
  • Covid-19 në Kosovë, shënohen 16 raste të reja dhe asnjë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje.

Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës. Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.