Rriten shifrat Covid-19: 629 të infektuar, 7 humbje jete dhe 153
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i116108-rriten_shifrat_covid_19_629_të_infektuar_7_humbje_jete_dhe_153
Në 24 orët e fundit janë kryer 4249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 629 qytetarë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2021 04:45 Europe/Tirane
  • Rriten shifrat Covid-19: 629 të infektuar, 7 humbje jete dhe 153

Në 24 orët e fundit janë kryer 4249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 629 qytetarë.

Janë 6907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe. Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë. Të infektuarit janë në këto bashki: 269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.