Kërcënohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, ndaj është rritur edhe niveli i sigurisë ndaj tij.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi i Qeverisë. KosovaPress ka kërkuar një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, e cila nuk mund të japin sqarime. Ndërkohë që nuk dihet se nga kush dhe si është kërcënuar kryeministri Kurti, por që forca të shtuara të Policisë janë parë te shtëpia e tij.