Gabriel Escobar: BE të çelë negociatat me Shqipërinë dhe RMV brenda vitit
(last modified Fri, 29 Oct 2021 07:32:06 GMT )
Tetor 29, 2021 09:32 Europe/Tirane
  • Gabriel Escobar: BE të çelë negociatat me Shqipërinë dhe RMV brenda vitit

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës, Gabriel Escobar tha sot që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, do të ishte mirë të nisnin brenda këtij viti, gjatë një raportimi përpara senatorëve amerikanë.

Ai tha se Ballkani Perëndimor ka anëtarësimin në BE si të vetmen alternativë.“Sinjali më i mirë do të ishte nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit. Anëtarësimi në BE është e vetmja alternativë për rajonin”, u shpreh Gabriel Escobar.Gabriel Escobar foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi se palët duhet të lënë menjanë dallimet.“Po mbështesim gjithashtu dialogun për arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës. Dialogu është një proces ku palët duhet të tejkalojnë dallimet”, tha Grabriel Escobar

Tags