Kosova shënon 5 raste të reja me COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i116604-kosova_shënon_5_raste_të_reja_me_covid_19
Në Kosovë janë regjistruar edhe 5 raste të reja me COVID-19 të hënën, pas testimit të 1.115 personave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2021 05:41 Europe/Tirane
  • Kosova shënon 5 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë janë regjistruar edhe 5 raste të reja me COVID-19 të hënën, pas testimit të 1.115 personave.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Që nga muaji mars i vitit 2020 nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 2.977 persona. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar edhe 14 pacientë ndërsa raste aktive mbesin 430. Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti. Gjithsej janë administruar mbi 1.5 milion vaksina. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të hënën se 67 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në klinika dhe spitale, prej të cilëve 33 po trajtohen me oksigjeno-terapi ndërsa 3 pacientë janë në kujdes intenziv.