Serbët vandalizojnë flamurin shqiptar në rrugët e Beogradit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i116606-serbët_vandalizojnë_flamurin_shqiptar_në_rrugët_e_beogradit
Një grup të rinjsh në Beograd kanë hequr flamurin shqiptar nga rrugët e kryeqytetit serb.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2021 05:41 Europe/Tirane
  • Serbët vandalizojnë flamurin shqiptar në rrugët e Beogradit

Një grup të rinjsh në Beograd kanë hequr flamurin shqiptar nga rrugët e kryeqytetit serb.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku të rinjtë më pas kanë postuar dhe një video në rrjetet sociale. Mediat serbe raportojnë se flamuri shqiptar ishte vendosur si pjesë e një organizimi për lëvizjen e lirë. Disa të rinjve nuk u ka pëlqyer kjo gjë dhe janë ngjitur në shtyllë për të hequr një prej flamujve shqiptarë, gjest që e kanë shoqëruar me sharje dhe fyerje. Ndërsa gjesti realizohet nga disa adoleshentë siç duket në pamje një zë më i madh mashkullor dëgjohet qartë në regjistrim, duke i bindur fëmijët të përdorin fleksibilitetin e tyre dhe mundësinë për të ngritur njëri-tjetrin dhe kështu të arrijnë flamurin shqiptar. Mediat serbe e kanë kritikuar një veprim të tillë duke thënë se “ky është një shembull klasik se si mbillet urrejtja përmes edukimit të brezave të ri”.