Celibashi: 20 qytetarë dyshohet se votuan dy herë, çështjet në prokurori
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se çështjet që lidhen me parregullsitë e zgjedhjeve të 25 prillit do të dërgohen në prokurori për hetim penal.
Sipas tij, 20 zgjedhës dyshohet se kanë votuar dy herë. “KQZ do të bëjë një vlerësim të parregullsive të evidentuara dhe në ato raste kur shenjat e gishtit janë gjetur në dy qendra do dërgohen për hetim penal”, u shpreh Celibashi. Kreu i KQZ-së shtoi se 97% e zgjedhësve janë identifikuar elektronikisht në zgjedhjet e 25 prillit. Kryekomisioneri komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin 2019 që I hap rrugë zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. “KQZ është gati për zgjedhjet kurdo që ato të vendosen. E kemi treguar edhe më herët që ia kemi dalë të organizojmë zgjedhje në kohë të shkurtër,” dekaroi ai. I pyeti për hetimet për Tom Doshin, kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi tha se do të merret në shqyrtim çdo dokument i ardhur nga Prokuroria. “Çdo dokument që lidhet me procesin e verifikimit të kandidatëve në rastin kur është edhe Prokuroria do marri vlerësimin e KQZ”, tha Celibashi.