Rama paralajmëron moslejimin e të pavaksinuarve në mjedise publike
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i116860-rama_paralajmëron_moslejimin_e_të_pavaksinuarve_në_mjedise_publike
Të pavaksinuarit rrezikojnë të mos lejohen në mjedise publike. Paralajmërimi vjen nga kryeministri Rama i cili bën apel për vaksinim një orë e më parë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2021 15:24 Europe/Tirane
  • Rama paralajmëron moslejimin e të pavaksinuarve në mjedise publike

Të pavaksinuarit rrezikojnë të mos lejohen në mjedise publike. Paralajmërimi vjen nga kryeministri Rama i cili bën apel për vaksinim një orë e më parë.

Kryeministri Edi Rama apelon për vaksinim të të gjithë të pavaksinuarve, përndryshe do të ketë kufizime deri në moslejimin në ambiente publike. “Të pavaksinuarit të vaksinohen një orë e më parë për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësive të aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë”, shkruan kryeministri në një postim në Facebook. Kryeministri rikujton përmes pamjeve periudhën e karantinës dhe thotë se e vetmja zgjidhje për të shmangur këtë është vaksinimi. Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur më herët për mundësinë e vendosjes së certifikatës së vaksinimit si kusht për marrjen e shërbimeve apo frekuentimit të mjediseve publike. Në Shqipëri infektimet po rriten ditë pas dite. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 661 të prekur nga covid 19 dhe 4 viktima.