Nëntor 11, 2021 19:50 Europe/Tirane
  • Brnabiç: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte “katastrofik”

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ditën e sotme është shprehur se Serbia do të kundërshtojë serish anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në fjalën e saj në prag të seancës së nesërme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, Brnabiç tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte “katastrofik”. Ajo tha se nuk është befasuar nga kërkesat e Prishtinës për anëtarësim në UNESCO. Ne po e luftojmë këtë çdo ditë dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që Prishtina nuk mund të jenë anëtare e UNESCO-s”, tha ajo. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç  një javë më parë është shprehur se ajo personalisht nuk do e firmos kurrë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

 

Tags