Demonstrata studentore në Athinë
Studentët grekë protestojnë kundër vendosjes së forcave të policisë nëpër universitete.
Gazetari grek Savas Carmaniolas ka postuar në Tëitter pamjet e studentëve grekë që protestojnë në Athinë. Pas monitorimit të policisë mbi performancën e studentëve përmes kamerës, studentët grekë të enjten në Athinë, organizuan një tubim dhe protestuan kundër vendosjes së forcave policore në universitete. Forcat e policisë ishin vendosur edhe më parë në 11 universitete greke. Prania e policisë në universitete bën të mundur monitorimin e performancës së studentëve nëpërmjet kamerave apo edhe teknologjisë biometrike (sistemet inteligjente të kontrollit të trafikut). Tani e tutje marrja e licencës për veprimtarinë e shoqatës studentore do të jetë nën mbikëqyrjen e policisë.