Partia Demokratike mbledh nesër Kryesinë, ja çfarë do të diskutohet
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117350-partia_demokratike_mbledh_nesër_kryesinë_ja_çfarë_do_të_diskutohet
Partia Demokratike ditën e nesërme do të zhvillojë mbledhjen me Kryesinë e Partisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2021 04:31 Europe/Tirane
  • Partia Demokratike mbledh nesër Kryesinë, ja çfarë do të diskutohet

Partia Demokratike ditën e nesërme do të zhvillojë mbledhjen me Kryesinë e Partisë.

Lajmin e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, me rend dite:  Diskutime dhe vendimarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj. Mbledhja e Kryesisë vjen në një kohë, kur ish-Kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë ka dorëzuar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet më 11 Dhjetor.