Kurti pret në Prishtinë kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117368-kurti_pret_në_prishtinë_kryeministrin_e_kroacisë_andrej_plenkoviç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 15, 2021 13:42 Europe/Tirane
  • Kurti pret në Prishtinë kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç.

Kjo është shfaqja e parë e Kurtit që nga dje kur rreth orës 18:30 u fut në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të qëndruar me orë të tëra brenda.

Kurti dhe kryeministri kroat do të zhvillojnë një takim, pas së cilit do të dalin në konferencë për media në oborrin e kryeministrisë. Plenkoviç më pas do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq është shprehur i bindur se rruga evropian e Kosovës dhe Serbisë, do ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve në mes dy vendeve.

Ai pas takimit me Kurtin në një konferencë të përbashkët për media, ka thënë se kjo vizitë do ndikojë në rritjen e bashkëpunimit politike dhe ekonomik në mes Kosovës dhe Kroacisë.

Plenkoviq tha se kanë shqyrtuar marrëveshjet bilaterale dhe ka vend për marrëveshje tjera.

Derisa ka premtuar mbështetje në rrugën evropiane të Kosovës, liberalizimin e vizave dhe reformën evropiane.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, me medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

Osmani ka pritur Plenkoviqin në kabinetin e presidentes, pasi ky i fundit përfundoi takimin dhe konferencën për medie me kryeministrin Albin Kurti.

Plenkoviq gjatë konferencës për medie, tha se do ta ndihmojnë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave.