Vazhdojnë zjarret në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117414-vazhdojnë_zjarret_në_shqipëri
Pas më shumë se 5 orë debat, Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2021 07:48 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë zjarret në Shqipëri

Pas më shumë se 5 orë debat, Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor.

Mbledhja është shoqëruar me debate pasi disa nga anëtarët dolën kundër këtij propozimi por në fund propozimi u miratua me 26 vota pro, 3 vota ishin kundër, 7 nuk votuan kurse 2 anëtarë të Kryesisë kanë munguar në mbledhje.“Një parti një Kuvend më 18 dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd që ta mbajë Partinë Demokratike peng”, tha Basha në përfundim të mbledhjes së Kryesisë. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përjashtoi mundësinë e një vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga PD. Ai tha se pala tjetër është ftuar që dëshmojnë mbledhjen e 4200 firmave të Kuvendit Kombëtar, por kjo gjë është refuzuar.“Nuk besoj se jam këtu për të parashikuar se çfarë do të bëjë Sali Berisha. E rëndësishme për çdo demokrat është se Kryesia e PD sot ka vendosur me shumicë dërrmuese që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD. Kush kërkon të bëjë mitingje në çfarëdolloj date është në të drejtën e tij”, tha Bardhi.Basha në fjalën e tij të zbardhur në mbledhjen e Kryesisë, Basha tha se Berisha kërkon ta përdorë PD si bunker për hallin e tij personal.“Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me PD, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA t’ia imponojë partisë si problem të PD”, është shprehur kreu i PD.Basha ka shtuar se Berisha “mund t’i shpallë edhe luftë SHBA nëse dëshiron”, por brenda partisë nuk do të lejohet që të ketë struktura paralele.“PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnjë”, është shprehur Basha gjatë mbledhjes së Kryesisë.Kreu i PD tha se në mbështetje të Berishës kanë dalë dhe eksponentë të njohur në Partinë Socialiste dhe të botës së krimit që synojnë dëmtimin e opozitës dhe disa të tjerëve u intereson pasi mund të shpallen non grata.“Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen ‘non grata’, u intereson kjo përplasje për të mbrojtur veten e tyre”, është shprehur kreu i PD.Në rendin e ditës, Basha përcakton se Kuvendi do të mblidhet për të marrë vendim mbi situatën politike për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar interesat personale të secilit anëtar. Miratimin e aksionit politik të PD dhe shpalljen e platformës qytetare për demokraci si dhe miratimin e programit organizativ të PD.