Rama dhe Basha përplasen në Parlament për gjuhën vulgare
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117474-rama_dhe_basha_përplasen_në_parlament_për_gjuhën_vulgare
Kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë debatuar në Parlament gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2022. Tema kryesore e debatit mes tyre nuk ishte për aspekte të buxhetit por u përqendrua tek gjuha e përdorur në sallë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 17, 2021 08:17 Europe/Tirane
  • Rama dhe Basha përplasen në Parlament për gjuhën vulgare

Kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë debatuar në Parlament gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2022. Tema kryesore e debatit mes tyre nuk ishte për aspekte të buxhetit por u përqendrua tek gjuha e përdorur në sallë.

Kryeministri Rama tha se shkak për nxitjen e një gjuhë të vrazhdë në Parlament u bë një metaforë e përdorur ndaj deputetes së PD, Jorida Tabaku. “Është e paimagjinueshme që teksa një metaforë kthehet në një akuzë, pas saj vazhdon një lumë i tërë balte sharjesh dhe turrjesh për grushte duke turpëruar gjithë parlamentin. Jam i impresionuar se si një poete si Açka u ndje e prekur nga një metaforë. Unë nuk do prekesha fare, do e konsideroja një mënyrë të komunikuari”, tha Rama. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit duke i thënë se është “sadist” dhe kënaqet duke u shkaktuar vuajte që nga bashkëpunëtorët deri tek qytetarët. Ai tha se politikat e ndjekura nga kryeministri kanë nxitur largimin masiv të qytetarëve. “Kjo është mundësia që iu jepet sharlatanëve që të luajnë me kujtesën. Kjo i jep mundësi sharlatanëve që të dalin dhe të hiqen si engjëj, po në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të banal në këtë sallë”, tha kreu i PD. Basha gjatë fjalës së tij solli në kujtesë një bisedë telefonike mes Ramës dhe një qytetari ku kreu i qeverisë i drejtohej me gjuhë fyese dhe vulgare. Kreu i PD i bëri thirrje mazhorancës Parlamentare që të pranojë propozimin e opozitës për të bërë veting të politikanëve. Basha tha se është i gatshëm që kontrolli të nisë nga ai.