Negociata me partinë shqiptare, Zaev takon kreun e Alternativës
(last modified Sat, 20 Nov 2021 08:14:46 GMT )
Nëntor 20, 2021 09:14 Europe/Tirane
  • Negociata me partinë shqiptare, Zaev takon kreun e Alternativës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka takuar të premten kryetarin e Alternativës Afrim Gashi, për të diskutuar mundësinë për zgjerimin e shumicës parlamentare me përfshirjen e kësaj force politike opozitare në Qeveri.

Takimi ka qenë informues dhe nuk ka rezultuar me ndonjë vendim. Kryetari i Alternativës tha se në partinë e tij mbizotërojnë dy mendime të ndryshme për pjesëmarrjen në Qeveri. Kryeministri Zaev deklaroi se nuk është folur për ndarjen e posteve, ministrive dhe drejtorive, por është folur për programin qeverisës dhe prioritetet e Alternativës si partner i mundshëm i Qeverisë. Aktualisht ekzekutivi në Maqedoninë e Veriut ka përkrahjen e vetëm 60 deputetëve nga 120 të Kuvendit, po aq ka edhe opozita. Nëse arrihet marrëveshje me Alternativën, kjo do të ndryshonte balancën dhe do të siguronte shumicë të qëndrueshme prej 64 deputetësh për Qeverinë.

Tags