Kurti-Escobar diskutojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117674-kurti_escobar_diskutojnë_njohjen_e_pavarësisë_së_kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Nëntor 20, 2021 20:00 Europe/Tirane
  • Kurti-Escobar diskutojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kurti shprehet së është diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi, i cili sipas tij duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar diskutuam për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi drejtësinë, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, shkruan Kurti. Biseda vjen dy ditë pas takimit në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, i cili u mbyll pa një datë për një takim trepalësh, kjo për shkak se Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të kundërta lidhur me temat që mund të diskutohen. Të dy delegacionet zhvilluan bisedime të ndara me të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.