Presidenti bullgar do ta mbajë veton për Maqedoninë e veriut
(last modified Mon, 22 Nov 2021 18:21:26 GMT )
Nëntor 22, 2021 19:21 Europe/Tirane
  • Presidenti bullgar do ta mbajë veton për Maqedoninë e veriut

Presidenti i rizgjedhur bullgar Rumen Radev ka thënë se qeveria e re bullgare nuk do të bëjë asnjë lëshim kur bëhet fjalë për identitetin bullgar, historinë dhe të drejtat e bashkatdhetarëve në anën tjetër të kufirit, në Maqedoninë e Veriut.

Pas rizgjedhjes së tij ai ka pasur një telefonatë me kryeministrin Zoran Zaev, ku u dakordësuan se do të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhjeje për ardhmërinë e përbashkët evropiane. Roli i presidentit bullgar është honorifik, por ka qenë më herët pretendenti për ministër i Jashtëm bullgar në qeverinë e re, Daniel Laurer, që e ka quajtur jorealist fundin e këtij viti për zgjidhjen e problemeve dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Laurer tha për mediet vendase se 14 dhjetori, kur do të mbahet samiti i fundvitit, është një afat jorealist dhe i shkurtër për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Ndërkohë, përveç europianëve që janë mobilizuar për zgjidhjen e kësaj problematike, që bllokon negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, janë përfshirë edhe amerikanët.

 

Tags