Në Maqedoninë e Veriut shtohen skeptikët dhe të zhgënjyerit nga BE
(last modified Fri, 26 Nov 2021 06:57:38 GMT )
Nëntor 26, 2021 07:57 Europe/Tirane
  • Në Maqedoninë e Veriut shtohen skeptikët dhe të zhgënjyerit nga BE

“Ku është data për ditën”, thotë një grafit në qendër të Shkupit, një referencë ironike ndaj premtimit të pambajtur të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut ndryshoi dhe emrin kushtetues duke zgjidhur një përplasje prej 3 dekadash me Greqinë fqinje, me premtimin e vendeve anëtare se kjo do të fuste vendin në rrugën e hapjes së negociatave.Por deri tani, çdo përpjekje është bllokuar; fillimisht nga Franca, që kërkoi një metodologji të re të procesit të zgjerimit; dhe më pas nga fqinji lindor i vendit, Bullgaria, me argumentin e ekzistencës se identitetit kulturor dhe historik të saj në Maqedoninë e veriut.Këto kushte, që e kanë mbajtur vendin në status quo që kur mori statusin e vendit kandidat në 2005-n, kanë çuar në një rënie të besueshmërisë së BE-së. Të paktën ky është përfundimi i studimit të fundit të Këshillit Euro-Atlantik.“Për fat të keq skeptikët për BE-në dhe NATO-n po bëhen më të zëshëm në vendin tonë. Ata ishin fituesit e vetëm të dy zgjedhjeve të fundit në vend”, tha Ilija Dzugumanov, Këshilli Euro-Atlantik.Nikolla Dimitrov është ministër i Jashtëm, i njohur publikisht si një politikan me një orientim të pastër pro-evropian dhe që udhëhoqi negociatat me Greqinë për Marrëveshjen e Prespës. “Nëse BE dështon të mbajë premtimet mbi marrëveshjen që u vlerësua gjerësisht, cili është mësimi për Beogradin dhe Prishtinën? Cili është mësimi për çështjet me të cilat është përballur Bosnje e Hercegovina në ditët dhe javët e fundit? Nëse duhet të zgjidhim probleme të mëdha në Ballkan duhet që BE të vijojë të ushtrojë forcën e tij. Në rastin tonë kjo vihet në dyshim, sepse mosmbajtja e premtimit tregon se forca e Unionit mungon”, u shpreh Nikolla Dimitrov. “Vendi pranoi shtesën “e Veriut” për të hapur rrugën drejt BE-së, por pas shumë vitesh premtime të pambajtura, siç e tregon dhe ky grafit, shtesa “e Veriut” është zëvendësuar me vetëm Maqedonia”.

Tags