LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion
(last modified Sun, 28 Nov 2021 08:35:10 GMT )
Nëntor 28, 2021 09:35 Europe/Tirane
  • LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut “Alternativa” ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Sipas burimeve nga partia “Alternativa”, vazhdimi i bisedimeve bëhet për t’i dhënë vendit një shans, që të ketë stabilitetit politik dhe të vazhdojnë proceset eurointegrues, aq më shumë kur vendi është përfshirë nga pandemia, krizat ekonomike dhe ajo energjetike. Duke marrë parasysh ngërçin politik në Maqedoninë e Veriut, bashkimi i Alternativës në koalicionin qeveritar do të nënkuptonte rritje të shumicës parlamentare me 4 deputetë, duke e konsoliduar maxhorancën qeverisëse me minimumi 64 deputetë nga 120 që ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Në bisedimet me Lidhjes Social Demokrate nuk është folur akoma konkretisht për ndarjen e pushtetit, por mësohet se LSDM është e gatshme të ofrojë dyfishin e posteve që mbante Lëvizja Besa, e cila braktisi Qeverinë pas zgjedhjeve lokale. “Alternativa” në zgjedhjet parlamentare të 2020 -ës dhe ato lokale të para një muaji, garoi në koalicion me partinë tjetër opozitare, Aleanca për Shqiptarët.

 

Tags