Verifikimi i formularëve, 67% e delegatëve të Elbasanit pro Berishës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i118118-verifikimi_i_formularëve_67_e_delegatëve_të_elbasanit_pro_berishës
Këtë të shtunë, firmat e depozituara në zyrën e Edi Palokës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë verifikuar nga anëtarë të kryesisë së degës së PD në Elbasan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2021 06:05 Europe/Tirane
  • Verifikimi i formularëve, 67% e delegatëve të Elbasanit pro Berishës

Këtë të shtunë, firmat e depozituara në zyrën e Edi Palokës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë verifikuar nga anëtarë të kryesisë së degës së PD në Elbasan.

Pas verifikimit, Bledi Himçi, sekretar i degës ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD, të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha. Sipas tij, ata që kanë firmosur janë 67% e delegatëve të kësaj dege, që ka në total 409 delegatë.